Panairi Ndërkombëtar i Librit, Shkup 2014. Me pjesëmarrjen e shkrimtarëve shqiptarë Ylljet Aliçka, Flutura Açka, Besnik Mustafaj, Bashkim Hoxha, Moikom Zeqo, Arben Shehi - Ministria e Kulturës
Postuar më: 09/04/2014

Panairi Ndërkombëtar i Librit, Shkup 2014. Me pjesëmarrjen e shkrimtarëve shqiptarë Ylljet Aliçka, Flutura Açka, Besnik Mustafaj, Bashkim Hoxha, Moikom Zeqo, Arben Shehi

Nis në Shkup Panairi i 26-të Ndërkombëtar i Librit 2014, ngjarje e rëndësishme e botimeve dhe autorëve. Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në prioritetet e saj në fushën e artit dhe kulturës, një vend të veçantë i ka kushtuar edhe pjesëmarrjes së autorëve më në zë të letërsisë bashkëkohore shqipe në panairet e rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale.

Pas mbështetjes që Ministria e Kulturës  u dha  shkrimtarëve shqiptarë, pjesëmarrës në Panairin e Laipcigut, do të mbështesë edhe pjesëmarrjen e autorëve shqiptarë në Panairin e Librit në Shkup, i cili ka një rëndësi të veçantë ndërkombëtare dhe rajonale. Panairi i Librit në Shkup, i cili mbahet në datat 8-14 prill është një ngjarje e përvitshme që promovon, afron dhe shkëmben eksperienca autorësh dhe botuesish në rang ndërkombëtar dhe rajonal. Personalitete të shquara nga bota e letrave, ajo akademike dhe nga fusha e botimeve gjejnë hapësirat për të konsoliduar më tej urat e komunikimit përmes kulturës së shkruar. Ministria e Kulturës këtë vit mbështet pjesëmarrjen dhe promovimin e veprës së shkrimtarëve shqiptarë Ylljet Aliçka, Flutura Açka, Besnik Mustafaj, Bashkim Hoxha, Moikom Zeqo, Arben Shehi.

Në këtë panair botimet shqiptare do të ekspozohen me mbi 400 tituj librash, të autorëve të traditës si: Naim Frashëri (vepra e plotë), Andon Zako Çajupi (vepra e plotë), Jul Variboba (Vepra), Pashko Vasa (Vepra e zgjedhur) si edhe vepra të autorëve të tjerë bashkëkohorë shqiptarë si Fatos Kongoli, Flutura Acka, Besnik Mustafaj, Natasha Lako, Moikom Zeqo, Sulejman Mato, Arben Shehi, Rexhep Qosja e shumë autorë të tjerë.

Përgjatë ditëve të panairit janë planifikuar të organizohen një serë veprimtarish kulturore ku do të përmendnim veprimtarinë që do të mbahet ditën e premte në datë 11 prill paradite në një nga sallat e panairit, ku do të realizohet një panel i të gjithë shkrimtarëve, ku secili do të flasë për veprën e tij, dhe aspiratat e tij letrare. Një paraqitje të shkurtër veprës letrare të të gjithëve autorëve shqiptarë pjesëmarrës do të kryejë prof. Ali Aliu.

Një aktivitet i dytë do të kryhet në Librarinë e Çarshisë me studentë të Universiteteve të Shkupit në Librarinë e Çarshisë dhe një aktivitet i tretë do të zhvillohet në Tetovë, në Universitetin e Shtulit të shtunën paradite më datë 12 prill 2014.

  • No posts found.